OperArt

Streetart – Emona Deda @ Pristina, Kosovo

Title: Goddess on the Throne
Location: Pristina, Kosovo
Artist: Emona Deda (Kosovo)
For: Mural Fest Kosova, UNFPA Kosovo
Year: 2023

Photo Credits: Emona Deda

“Hyjnesha ne Fron”
Të qenit nënë mund të jetë shpërblyese në shumë mënyra, por del që të ketë dhe pasoja të padëshiruara për nënat që duan të ndjekin një karrierë duke rritur një familje. Amësia mund të ndikojë tek të gjitha gratë teksa ato përpiqen që të ngjiten vazhdimisht në piedistalin e karrierës së tyre premtuar vetes. Dënimi të cilin nënat e marrin pas lindjes së fëmijës së tyre mund të mos jetë I drejtë, por është një e vërtetë e shtrirë në një rrafsh fundamental të shoqërisë.
Gratë që i nxjerrin hapur betejat dhe opinionet e tyre nuk duhet të shihen si kërcënim për rendin dhe harmoninë shoqërore, përkundër ata duhen të përkrahen dhe të ngriten në vendin të cilin e meritojnë të jenë. Përpjekjet e tyre për të udhëhequr u errësuan shpesh nga burrat, të cilët ende marrin më shumë vëmendje dhe merita për sukseset e saj në tregimet historike popullore. Por kjo duhet të tejkalohet dhe të arrihet një barazi gjinore mes këtyre dy gjinive, duke I vyshkyr stereotipet shqiptare mbi pikpamjet e tyre mbi femrën, mënyrë se si duhet të funksionojë dhe të arrij në jetën e saj. Kjo do ta vendoste atë atje ku ajo mund të fitonte vetë bukën e saj në mënyrë që të dalë nga një botë konkurrente në atë të barabartë në luftë për jetën.
Koncepti i ketij punimi shtrihet mbi avokim të drejtave të barabarta gjinore, ku përmes një kompozicioni të përbërë kryesisht nga dy plane bazë, në plan të parë qëndron një nënë e cila për momentin pret fëmijën e saj të dytë, ndërsa në të djathtën e saj kemi djalin e saj si një fryt martesor I saj dhe burrit të saj. Megjithatë, plani I dytë tregon jo një diskriminim ndaj gjinisë mashkullore, përkundër, ajo vendosje na shfaq harmoninë ndërmjet burrit dhe fëmijën e tij, e cila vjen si një rezultat I sakrificës së nënës për familjen e saj. Figuracioni I femrës në këtë hapësirë mundohet të përmbys standardet shkatërruese të shoqërisë së bashku me tabutë e shumta që ndalin sistematikisht zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë sonë.

Emona Deda

USEFUL LINKS:
Emona Deda in this blog | Instagram | Facebook

Leave a comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.